Sulmuesi i njohur kosovar, Muhamet Hyseni ka njoftuar largimin e tij nga Feronikeli 74′.
Hyseni ka njoftuar para pak çasteve për largimin e tij nga Feronikeli 74′, teksa pritet ta vazhdojë karrierën tek Llapi, shkruan GazetaBlic Sport.
Ja njoftimi i futbollistit:
“Dua t’iu njoftoj që nga sot nuk do të jem më pjesë e Feronikeli ’74.
Dua të falenderoj kryesinë e klubit, stafin e trajnerëve në krye me trajnerin Granit Begolli për mbështetjen e parezervë ndaj meje, stafin administrativ dhe gjithë bashkëlojtarët për momentet e mrekullueshme që kaluam gjatë një viti, ku arritëm të shpallemi kampion dhe të rikthehemi në Superligë.
Klubit Feronikeli ’74 i dëshiroj shumë suksese në Superligë, ndërsa për të ardhmen time do njoftoheni shumë shpejt”, shkruan Hyseni.
/GazetaBlic Sport


