Lajme

Rrëzimi i Qeverisë/ A do ta përkrahin mocionin e AAK-së, LDK dhe PDK – flasin nga partitë

07/02/2023 20:55
nga:G B

Situata aktuale politike në vend ka bërë që opozita të kërkojë largimin e kryeministrit Albin Kurti, nga kreu i ekzekutivit.

Ka qenë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës që ka nisur iniciativën për mocion mosbesimi ndaj Qeverisë.

Por, duket se ky mocion nuk po gjen përkrahje nga partitë e tjera opozitare, PDK dhe LDK.

Nga këto dy parti janë deklaruar se nuk mund t’i bëjnë numrat për rrëzimin e Qeverisë, derisa partia në pushtet, Vetëvendosje, e ka shumicën parlamentare në Kuvend.

E, duket se qëndrimet nga këto parti nuk kanë ndryshuar.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi, në një prononcim për Gazeta Blic, thotë se qëndrimi është i njëjtë dhe se votat e opozitës bashkë nuk mjaftojnë për rrëzimin e Qeverisë.

“Qëndrimi është i njëjtë siç e kam thënë më herët që votat e PDK-së dhe të gjithë opozitës bashkë janë të pamjaftueshme”, shprehet ajo.

Se votat nuk janë të mjaftueshme thotë edhe deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi.

Por, ajo për Gazeta Blic thotë se Kurti duhet të largohet nga posti i kryeministrit.

“Nuk i kemi votat për mocionin, por Kurti duhet të largohet si kryeministër”, deklaron deputetja Krasniqi./Gazeta Blic/

Masat e BE-së, analistët politik: Të padrejta dhe të gabuara, Serbia s’po sanksionohet për shkeljet – joshja e saj ka shkaktuar amulli