Skuadra e Llapit ka njoftuar për largimin e sulmuesit, Alef Firmino.
Sulmuesi brazilian, Firmino ka arrituar marrëveshje me klubin Sutjeska Niksic, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas dy viteve tek Llapit, Firmino do ta vazhdojë karrierën në Mal të Zi.
Ja njoftimin:
“Drejtuesit e klubit tonë kanë rënë dakord me lojtarin Alef Firmino për transferimin e tij në klubin Sutjeska Niksic.
Ky transferim u bë i mundur me pëlqimin e dy klubeve dhe të lojtarit.
Për këtë transferim u angazhuan maksimalisht drejtuesit e klubit tonë, respektivisht Nënkryetari i klubit z. Bahri Ademi me Drejtorin e Transfereve Internacionale, z. Arbenit Sinani.
Alef Firmino ishte pjesë e klubit tonë nga viti 2021 dhe gjatë dy viteve ka arritur të paraqitet në 58 ndeshje zyrtare duke kontribuar me 13 gola dhe 3 asistime.
Shfrytëzojmë rastin të falenderojmë Alef Firminon për kontributin e dhënë si dhe i dëshirojmë shumë suksese në aventurën e tij të re tek klubi Sutjeska Niksic”, shkruan KF Llapi.
/GazetaBlic Sport


