Sporti

E kryer: Malisheva huazon futbollistin e FC Prishtinës për sezonin e ri

07/02/2023 10:31
nga:L J

Skuadra e Malishevës po vazhdon përforcimin e skuadrës para se të fillojë përgatitjet për edicionin e ri të Superligës së Kosovës në futboll.

Burime të ‘GazetaBlic Sport’ mësojnë se klubi i Malishevës ka arritur marrëveshje me FC Prishtinën për huazimin e sulmuesit, Adonis Aliu.

Aliu, njihet si lojtar këmbëshpejtë dhe cilësor, teksa në stinorin e ardhshëm do të paraqitet me ekipin e Malishevës.

Klubi nga Malisheva po bën transferime dhe huazime të cilat do t’i ndihmojnë të arrijnë qëllimin në fund.

Malisheva në vijën sulmuese ka arritur poashtu edhe transferimin e lojtarëve të njohur kosovar si Liridon Fetahaj dhe Mendurim Hoti.

/GazetaBlic Sport