Lajme

Dy ngjarje të dielën, njëra bën bashkë Kurtin dhe Rohden

07/02/2023 08:31
nga:Genita C

Dy ngjarje janë planifikuar që të mbahen të dielën në Kosovë.

Fillimisht, gjatë ditës së sotme pritet të mbahet mini-maratona humanitare 5 km me moton “Vrapo për Autizëm”.

Maratona zhvillohet në sheshin e Prishtinës, duke nisur nga ora 09:00 deri më 10:30, në Prishtinë.

Më pastaj, do të zhvillohet një ngjarje që do t’i bëjë bashkë kryeministrin Albin Kurti dhe ambasadorin gjerman në Kosovë, Jorn Rohde

Sot, do të përurohet parku i ri në fshatin Davidovc të Shtimes në ora 11:00, ku përveç shefit të qeverisë dhe diplomatit gjerman, do të jenë të pranishëm edhe disa deputetë të SPD-së.