Sporti

Ekskluzive: Mirlind Daku pritet të transferohet në ekipin rus, Rubin Kazak

07/01/2023 21:13
nga:E K

Mirlind Daku mund ta vazhdojë karrierën e tij në Rusi.

Sulmuesi kosovar ka ngjallur interesimin e skuadrës ruse, Rubin Kazak.

GazetaBlic Sport, mëson se interesimi i skuadrës nga Rusia është shumë i lartë për Dakun dhe lëvizja e tij te Rubin Kazak është shumë e mundshme që të ndodhë gjatë kësaj merkato.

Kujtojmë që kartoni i Dakut është nën pronësinë e skuadrës, Osijek, kurse sezonin e kaluar ishte në huazim te skuadra sllovene, Mura ku u paraqit në 49 ndeshje zyrtare duke shënuar 24 gola.

/GazetaBlic Sport/