Lajme

Albin Kurtit s’i mbetet “zgjidhje”: Krenohet me ministrin nga Lista Guxo

07/01/2023 19:08
nga:Gazeta Blic

Edhe pse Lëvizja Vetëvendosje është partia me më së shumti deputetë e ministra, kryeminsitri Kurti lavdërohet me ministrin e Bujqësisë, Faton Peci, i cili vjen nga Lista Guxo.

Ai ka shpërndarë një postim të Pecit, ndërkohë që ministrat e tij kanë dështuar në realizimin e projekteve kapitale, raporton Gazeta Blic.

Kurti ka folur për suksesin në Ministrinë e Bujqësisē.

Postimi i plotë:

Në vitin rekord të të mbjellurave, po i përkrahim fermerët tanë fuqishëm edhe me grante.

2.6 milionë euro është vlera që po implementohet përmes granteve vetëm për fermerët e Komunës së Vushtrrisë.

100 mijë euro është vlera që Faik Pronaj me dy djemtë e tij nga fshati Stanovc i Epërm i Komunës së Vushtrrisë ka përfituar nga Programi për Zhvillim Rural 2022 / Grante, për investime në makineri bujqësore.

Qeveria për fermerin.

Në vazhdim i gjeni postimet e Kurtit dhe Pecit: