Lajme

Eksperti i sigurisë: Vetura me municion në veri, pronë e Hekurudhave të Serbisë

07/01/2023 18:40
nga:Y I

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu, ka thënë se në Kosovë janë pranishme të gjitha strukturat e sigurisë së Serbisë, por sipas tij, janë të maskuara.

Ai tha se Serbia asnjëherë s’ka angazhuar ushtrinë e saj as në Kroaci e Bosnje, por serbë lokalë, siç tha ai, i ka furnizuar me armë, para, urdhra e detyra.

“Në Kosovë, duhet ta kuptojnë të gjithë se, janë të pranishme të gjitha strukturat e sigurisë së Serbisë, por ato janë të maskuara. Si ky rasti i fundit, kur vetura perplot municion, qenka pronë e Hekurudhave te Serbisë apo që më vonë ia ka fal komunës ilegale të Istogut. Ani pse me targa të Beogradit” shkruan Musliu raporton Gazeta Blic.