Lajme

Vërshimet në Prishtinë, Përparim Rama ka një thirrje për qytetarët

07/01/2023 16:33
nga:Y I

Vërshime të shumta janë regjistruar gjatë së shtunës në kryeqytet.

Lidhur me këtë kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka dalë me një thirrje për qytetarët.

Këtyre të fundit ai u ka bërë thirrje që të mos dalin nëse nuk është e nevojshme.

Gjithashtu, pohoi se ekipet emergjente janë në terren dhe po përkujdesen për çdo eventualitet.