Sporti

Albert Dabiqaj konfirmon largimin nga Gjilani

07/01/2023 13:39
nga:Mergim Rreci

Futbollisti i njohur kosovar, Albert Dabiqaj ka njoftuar për largimin e tij nga skuadra e Gjilanit.

Mesfushori postoi një postim në Facebook, atje ku njoftoi se ka marrë vendim për largim nga klubi, transmeton GazetaBlic Sport.

“Dy vite me shumë sfida e sakrifica, por mbi të gjitha ndjehem krenar që po largohem me kokën lartë duke lënë pas vetës shumë djersë e angazhim”, ka shkruar ndër të tjera.

GazetaBlic Sport raportoi para 4 ditëve se Dabiqaj ka nënshkruar me Dritën, atje ku pritet të jetë futbollisti më i paguar.