Lajme

Rrahje në një kafiteri në Prishtinë, përfundojnë në spital disa persona, arrestohen dy të tjerë

07/01/2023 09:35
nga:Gazeta Blic

Janë arrestuar dy persona në Prishtinë, pas një përleshje në një kafiteri.

Sipas njoftimit të policisë, palët e përfshira në rast kanë pranuar tretman mjekësor në QKUK.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se në një kafiteri ishin përleshur fizikisht. Fillimisht njëri prej të dyshuarve e kishte sulmuar fizikisht viktimën e mitur mashkull kosovar të cilit i kishte shkaktuar lëndime të lehta trupore, kurse në shenjë revolte babai i të miturit e kishte sulmuar fizikisht me thikë të dyshuarin që ia kishte sulmua djalin i cili si pasojë e sulmit ka pësuar lëndime të rënda trupore”.

“Palët e përfshira në rast kanë pranuar tretman mjekësor në QKUK, kurse me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raport.