Lajme

Hapja e sezonit turistik bën bashkë liderët shqiptarë në Ulqin

06/30/2023 22:06
nga:Y I

Kryeministri Edi Rama, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, kreu i komunës së Prishtinës Përparim Rama dhe kryeministri i Malit të Zi janë takuar në Ulqin .

Liderët shqiptarë i ka bërë bashkë koncerti, ku do të interpretojë tenori me famë botërore, Rame Lahaj, në hapjen e sezonit turistik.

Kryeministri Rama ka qenë i shoqëruar nga Elisa Spiropali, ministre Shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci.