Lajme

Policia jep detaje për rastin në Fushë Kosovë, ku një grua tentoi të hedhë djalin e saj nga ballkoni

06/30/2023 21:22
nga:Y I

Policia e Kosovës është deklaruar lidhur me rastin që ndodhi sot në Fushë Kosovë ku një grua me probleme të shëndetit mendor ka rrezikuar fëmijën e saj.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka thënë se policia ka dalë në vendngjarje rreth orës 17:30 për t’i trajtuar informacionet lidhur me rastin.

Sipas tij, nuk ka rezultuar te ketë pasur elemente të dhunës, mirëpo specialistët mjekësorë kanë rekomanduar që personi i rritur të marr trajtimin e nevojshëm mjekësor.

“Rreth orës 17:30, policia ka dalë në vendin e ngjarjes për të trajtuar informacionet e tilla. Nga trajtimi që policia u ka bërë informacioneve të tilla nuk ka rezultuar të ketë elemente të dhunës apo veprime të asaj natyre. Trajtimi i detajishëm bërë rrethanave të ngjarjes, ka nxjerrë rekomandimet e specialistëve mjekësor për trajtimin e nevojshëm mjekësor për personin e rritur. Aktualisht policia me akterët relevant po vijon me veprimet e nevojshme”, ka thënë Borovci.

E rëndë: Gruaja në Fushë Kosovë tentoi të hedhë nga ballkoni djalin e saj 6-vjeçar, e shpëtojnë ekipet emergjente