Lajme

Paralajmërimet për masa, Sherifi: Bashkërëndim urgjent me aleatët që Kosova mos të përballet me sanksione!

06/30/2023 18:15
nga:Y I

Sekretari i Përgjithshëm i Nisma Socialdemokrate, Bilall Sherifi, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” ka folur në lidhje me masat e paralajmëruara nga BE për Kosovën, nëse nuk ka deeskalim të situatës në veri të vendit.

Sherifi tha se e gjitha që duhet të bëjë Kosova në këto momente është bashkërendim me aleatët në të gjitha fazat e mëtejme në mënyrë që mos të përballemi me sanksione.

‘Krejt çfarë duhet me ba kryeministri Kurti është bashkërendim, nuk po them koordinim se i është bërë obsesion kjo shprehje se i duket se po subkoordinohet, bashkërendim me aleatët në të gjitha fazat e mëtejme në mënyrë që Kosova mos të detyrohet të përballet me sanksione” tha shkurt Sherifi për “Gazeta Blic.


Bilal Sherifi, Sekretar i Përgjithshëm i NISMA-s

Pas tensioneve të fundit në veri të vendit, Bashkimi Evropian ka paralajmëruar masa ndaj Kosovës dhe Serbisë nëse nuk gjendet një zgjidhje për deeskalimin e situatës.

Masat parashikohen të jenë politike e financiare.

Edhe kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrel, ka deklaruar para samitit në Bruksel se shtetet anëtare kanë vendosur që masat ndaj Kosovës dhe Serbisë duhet të ndërmerren.

Sipas tij ato do të jenë ekonomike dhe politike, për t’ua bërë të qartë se nëse nuk kontribuojnë për shtensionim vjen me një kosto.

“Do t’i njoftojë liderët për gjithë punën e këtyre ditëve dhe do të kërkoj mbështetjen e tyre për të vazhduar me presion ndaj tyre për të shmangur eskalimin dhe për t’u kthyer në normalitet”, tha Borrell raporton Gazeta Blic.

/Gazeta Blic/

BE-ja e gatshme për masa ndëshkuese ndaj Kosovës dhe Serbisë

 

Borrell: Nëse nuk ka shtensionim të situatës do të ketë pasoja