Bashkimi Evropian ka paralajmëruar masa ndëshkuese ndaj Kosovës nëse nuk gjendet një zgjidhje për deeskalimin e situatës në veri të vendit.
Në lidhje me këto paralajmërime ka folur për “Gazeta Blic” profesori i shkencave politike nga Mitrovica, Nexhmedin Spahiu.
Spahiu tha se Kosova tashmë duhet t’i bëjë llogaritë a është interes kombëtar për të, me e rujt ‘Trepçën’ apo me u përball me masat.
“Nëse vendosen masat ndëshkuese nga BE-ja sigurisht që do t’i sjellin dëme të mëdha Kosovës. Kosova duhet ti bëjë llogaritë a është interes kombëtar për të, me e rujt ‘Gazivodën’, ‘Trepçën’ apo me u përball me masat. Kjo është një gjë të cilën duhet ta ketë parasysh Kosova”
I pyetur se çfarë duhet të bëjë kryeministri Kurti në këto momente, Spahiu u përgjigj kështu.
“Zoti Kurti duhet të bëjë politikë. Duhet të bëjë atë çfarë ai e mendon dhe gjykon që është në interes të Kosovës” tha Spahiu për “Gazeta Blic”

Nexhmedin Spahiu, Profesor
Bashkimi Evropian gjatë kësaj jave ka paralajmëruar se do të komunikojë masat ndëshkuese ndaj Kosovës, të cilat blloku i ka përgatitur për shkak të mosndërmarrjes së hapave që janë kërkuar për të ulur tensionet në veri të shtetit.
Kështu ka deklaruar pak ditë më parë drejtori i përgjithshëm për zgjerim i Komisionit Evropian, Jan Koopman.
Ai përmendi pezullimin e punës të të gjitha grupeve punuese për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA), pezullimin e financimit të programeve të BE-së, mosmiratimin e projekteve nga Fondi për investim në Ballkanin Perëndimor si dhe pezullimin e takimeve në nivele politike.
Se do të ketë masa ndëshkuese ndaj Kosovës ka deklaruar edhe kryediploamti i Bashkimit Evropian, Josep Borrel.
/Gazeta Blic/
Borrell: Nëse nuk ka shtensionim të situatës do të ketë pasoja


