Sporti

Voska dhe Skenderbeu interesohen për Bruqin, lojtari preferon qëndrimin në Kosovë!

06/30/2023 14:10
nga:Mergim Rreci

Mesfushori i njohur kosovar, Agron Bruqi është ende futbollist i lirë pas largimit nga Malisheva.

‘GazetaBlic Sport’ mëson se janë dy skuadra nga jashtë Kosovës që duan transferimin e tij, por që dëshira e futbollistit është që të qëndrojë në Kosovë.

Voska nga Maqedonia e Veriut dhe Skenderbeu në Shqipëri kanë shprehur interesim për të, por për shkaqe familjare, futbollisti preferon qëndrimin në Kosovë.

Do të mbetet të shihet se cila do të jetë e ardhmja e tij për të cilën pritet të vendosë shpejti.