Skuadra e FC Suharekës duket jashtëzakonisht shumë aktive në merkaton e verës.
Deri tani, FC Suhareka ka zyrtarizuar trajnerin Granit Begollin dhe disa lojtarë mjaft të njohur kosovar.
Burime të ‘GazetaBlic Sport’ mësojnë se FC Suhareka është në diskutime me futbollistin e Lirisë, Qemail Elshani.
Elshani pritet të jetë nënshkrimi i radhës nga FC Suhareka, teksa ai do jetë vlerë shtesë e ekipit, shkak përvoja e madhe që ka në futbollin vendor.
31 vjeçari ka luajtur më herët tek Drenica, Feronikeli, Besa, Prishtina, Drenasi e Liria.
/GazetaBlic Sport


