Lajme

Kremlini nuk jep detaje për fatin e gjeneralit Surovikin, u zhduk pas rebelimit të Wagner

06/29/2023 20:46
nga:Y I

Kremlini refuzoi të jepte detaj në lidhje me fatin e gjeneralit rus Sergei Surovikin, statusi dhe vendndodhja e të cilit nuk janë bërë publike që pas rebelimit të dështuar të grupit Wagner.

I njohur si “Gjenerali Armagedon” nga shtypi rus për taktikat e tij agresive në luftën e Sirisë, Surovikin – i cili është një zëvendës komandant i forcave ruse në Ukrainë – ka munguar që nga e shtuna, kur ai u shfaq në një video duke i bërë thirrje liderit mercenar Yevgeny Prigozhin për të anuluar kryengritjen e tij.

Surovikin ishte i rraskapitur në atë video dhe ishte e paqartë nëse ai po fliste nën presion. Që atëherë ka pasur raporte të pakonfirmuara se ai po merret në pyetje nga shërbimet e sigurisë.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov i referoi pyetjet në lidhje me Surovikin në ministrinë e mbrojtjes, e cila deri më tani nuk ka bërë asnjë deklaratë për të.

I pyetur nga gazetarët nëse Kremlini mund të sqarojë situatën me Surovikin, Peskov tha: “Jo, për fat të keq jo.

“Kështu që unë rekomandoj që të kontaktoni ministrinë e mbrojtjes, ky është sugjerimi im.

Kur një gazetar e pyeti nëse Presidenti Vladimir Putin i besonte ende Surovikinit, Peskov tha: “Ai (Putini) është komandanti suprem i përgjithshëm dhe ai punon me ministrin e mbrojtjes dhe me shefin e Shtabit të Përgjithshëm”./Opinion.al