Lajme

Ish-zëvendësministrja e Jashtme e Shqipërisë: Kosova ka nevojë për burrshtetas dhe mbështetje nga SHBA dhe BE

06/29/2023 18:10
nga:Y I

Ish-zëvendësministrja e Jashtme e Shqipërisë, Editë Harxhi, ka reaguar lidhur me propozimin e kryeministrit Edi Rama për organizimin e një konference të nivelit të lartë për Kosovën dhe Serbinë, ku liderët e dy shteteve s’do të lejoheshin të dalin pa arritur një marrëveshje.

Harxhi ka thënë se Kosova s’ka nevojë për një Dejton.

Ajo ka shkruar se Kosova është shtet i pavarur që është njohur nga 115 shtete të botës dhe se pavarësia është vulosur nga GJND-ja.

Ajo ka thënë se Kosova ka nevojë për një burrështetas dhe për përkrahje nga SHBA dhe BE-ja.

“Kosova nuk ka nevojë për Dejton. Kosova është shtet sovran i njohur nga 115 shtete të botës dhe pavarësia e saj është njohur nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Kosova ka nevojë për burrë shteti dhe mbështetje nga SHBA dhe BE”, ka shkruar Harxhi.