Sporti

E kryer, Lucas Hernandez do të jetë futbollist i PSG’së

06/29/2023 14:14
nga:Mergim Rreci

Paris Saint-Germain raportohet se e ka kompletuar transferimin e Lucas Hernandez.

Sipas informacioneve të Marca, francezi do të shkojë sot në Paris për të kryer ekzaminimin mjekësor para nënshkrimit të kontratës.

E përditshmja spanjolle zbulon se Parisi dhe Bayern më në fund ranë dakord për një shumë afër 50 milionë euro, të cilën kampioni gjerman e dëshironte fillimisht, përcjell GazetaBlic Sport.

Kampioni i botës i vitit 2018 duhet të finalizojë kontratën e tij të premten, e cila do të mbulojë një periudhë prej tre vitesh plus një vit tjetër opsional.

/GazetaBlic Sport/