Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka thënë se ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, për sa i përket vendimit për shpalljen si organizata terroriste të “Mbrojtjes Civile” dhe “Brigadës së Veriut”, pati skepticizëm për hapat.
Ai tha se skepticizmi i Rashiqit ishte vetëm në lidhje me hapat e këtij vendimi e jo për nevojën dhe qëllimin e këtij vendimit.
“Mendoj që hapat janë të nevojshëm tani, për ta bërë ndarjen në mes këtyre kriminelëve që sulmojnë mediat, institucionet por më së shumti godasin vetë qytetarët tanë, qoftë ata serbë apo të tjerë. Kështu që, për nevojën e qëllimin, as ai nuk e vëri në diskutim, por hapat ishin skepticizmi i tij”, tha Sveçla.
Tutje, ai tha se nuk pajtohen me votën e Rashiqit, por Sveçla tha se e sheh si “qëndrim të rij të sinqertë”.
Kujtojmë se sot Qeveria e Kosovës ka marrë vendimet që grupet “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut” të shpallen si organizata terroriste, ku kundër këtij vendimi ishte ministri Rashiq.


