Lajme

Ferid Agani: Aktakuza ndaj meje ishte qartazi politike, për eleminim politik

06/29/2023 13:10
nga:E K

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, në një intervistë në DPT te Fidani ka folur për herë të parë pasi është shpallur i pafajshëm.

Agani ka thënë se gjithë periudhën që është përballë me drejtësinë, e ka marrë si një proces që ndodh në politikë.

Ai ka thënë se e ka pas shumë të vështirë që të vazhdonte procesin e ligjërimit në universitet, meqë ndaj tij ishte ngritur aktakuzë.

“E njëjta gjë ka qenë edhe për gatishmërinë time për të dalë dhe për të kërkuar votën, në situatën kur shteti kishte ngritur dyshimet. Në këto dyjat kam pasur vështirësi të madhe për t’i tejkaluar”, ka thënë Agani.