Newcastle është gati të zyrtarizojë nënshkrimin e Sandro Tonalit nga Milani pas eliminimit të Italisë U21 nga Kampionati Evropian.
Tonali ishte kapiteni i Italisë, por ‘Azzurët’ janë tashmë të eliminuar pas humbjes 1-0 kundër Norvegjisë të mërkurën, përcjell GazetaBlic Sport.
Tonali luajti të tre ndeshjet, duke dhënë dy asistime. Mesfushori italian u takua me agjentët e tij dhe shefin e skautimit të Newcastle, Nickson në fillim të qershorit dhe besohet se i është nënshtruar pjesës së parë të testeve mjekësore gjatë kohës që ishte në detyrë ndërkombëtare.
Sky Sports UK raportoi të mërkurën se Newcastle do të njoftonte nënshkrimin e Tonalit pas përfundimit të pjesëmarrjes së Italisë në U21 EURO, kështu që kjo do të thotë që ‘Larasakët’ tani janë gati për të mirëpritur 23-vjeçarin.
Newcastle do të nënshkruajë Tonalin për 70 milionë euro plus shtesa në një transferim me vlerë rreth 80 milionë euro.
Gjigantët e Serie A kanë identifikuar tashmë zëvendësuesin e tij, duke marrë Ruben Loftus-Cheek nga Chelsea. Mesfushori anglez aktualisht është duke kaluar testet mjekësore me kuqezinjtë.
/GazetaBlic Sport/


