Lajme

Skandal: Mbetje të kafshëve të therrura tek tregu në Prishtinë

06/29/2023 12:29
nga:G B

Në emisionin “Mëngjesi me Arben Ahmetin” përmes një lidhje direkte me gazetaren Egzona Shala është raportuar se gjendja e tregut në Vranjevc pas prerjes së kurbanëve është jashtëzakonisht e rëndë.

Prerja e kurbanëve për ditën e bajramit është bërë dhe mbetjet nga kurbanët janë hudhur pak metra larg nga ku po bëhet edhe sot shitja e tyre.

Nga vendi ku gjenden mbetjet e kurbanëve po bëhet një kundërmim i rëndë.

Vlen të theksohet se nga këto mbetje edhe qenët endacak janë parë duke u ushqyer me to.