Sporti

Newcastle kërkon Chiesa-n, mund t’i kushtojë më pak se Tonali

06/29/2023 12:48
nga:E K

Gazzetta dello Sport këmbëngul se Newcastle është i interesuar për yllin e Juventusit, Federico Chiesa, i cili do të ishte më i lirë se Sandro Tonali.

Tonali së shpejti do të finalizojë një transferim te ‘Laraskat‘ prej 80 milionë eurosh nga Milani, ndërsa, sipas Gazzetta-s, Chiesa mund të largohet nga Juventusi për 60 milionë euro këtë verë, transmeton GazetaBlic Sport.

Italiani ka kontratë deri në qershor të vitit 2025, por bardhezinjtë do të dëgjojnë ofertat për yllin e tyre.

Edicioni i shtypur i të enjtes i  “Gazzetta dello Sport” thotë se ende nuk është bërë asnjë ofertë zyrtare, por Newcastle e ka informuar Juventusin për interesimin e tyre. E njëjta gjë është e vërtetë për Liverpool dhe Aston Villa, të cilët, megjithatë, nuk do të luajnë futboll në Champions League në sezonin 2023-24.

Sipas raportit, Chiesa mund të konsiderojë t’i bashkohet Liverpoolit për të punuar nën Jurgen Klopp, por nuk është i prirur për nënshkrimin me Aston Villa.

/GazetaBlic Sport/