Është arrestuar një person nën dyshimin se ka ngacmuar një të mitur.
Në raportin e Policisë thuhet se i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, me vendim të prokurorit.
“Viktima femër kosovare e mitur, ka raportuar se është ngacmuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin , i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e plotë të Policisë. /GazetaBlic/


