Lajme

Digjet një pikë statike e Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës

06/29/2023 08:56
nga:G B

Një pikë statike (kontejnerë) e Policisë së Kosovës është djegur sot rreth orës 03:00 të mëngjesit tek tre rrokaqiejt në veri të Mitrovicës.

Lajmin për Telegrafin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Veton Elshani.

“Po është sulmuar një pikë ku rrinë policia, është si kioskë. Dyshimet e para janë që është sulmuar me koktej-molotovi. Fatmirësisht nuk ka të lënduar, nuk ka pasur policë në momentin e sulmit”, ka thënë Elshani.

Tutje ai ka thënë se deri më tash nuk ka të dyshuar.

Ditën e djeshme kryeministri, Albin Kurti qëndroi në veri ku i vizitoi policët që ishin ë detyrë.