Lajme

“Marrëveshja e Miroslavit”, Haradinaj-Stublla konteston planin franko-gjerman dhe akordin në Ohër

06/28/2023 23:58
nga:Lorik J

Ish-kryediplomatja e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla ka numëruar shtetet mosnjohëse të Kosovës, me të cilat Daçiq ka pasue aktivitet diplomatik tre muajt e fundit dhe i ka falenderuar për mosnjohjen e Kosovës.

Ajo tutje shtoi se kjo i bie që pika e katërt e Marrëveshjes së Ohrit, respektivisht plani franko-gjerman nuk është zbatuar.

Postimi i plotë i Haradinajt:

‘MARRËVESHJA (franko-gjermane) E MIROSLAVIT’

… Morocco, Cambodia, Kyrgyzstan, Mozambique, Kenya, Angola, Algeria, Cuba, Ethiopia, Azerbaijan, Georgia, Argentina, Eritrea, Zimbabwe, Rwanda, Vietnam, Eswatini, Cameroon, Guatemala, Cyprus, Paraguay…

Këto janë disa nga shtetet mosnjohëse me të cilat Daçiqi ka pasur aktivitet diplomatik vetëm 3 muajt e fundit – me shkëmbim vizitash, pritje, telefonata, takime me ambasadorë respektiv apo falënderime për respektim të të ashtuquajtur ‘integritet territorial të Serbisë’ pra falënderim për mosnjohjen e Kosovës!

Kaq për pikën 4 të ’Marrëveshjes së Miroslavit’ dhe për ndëshkimet e BE-së ndaj Serbisë!

Kaq për cilësimin ‘njohje defakto’ nga qeveria dhe një parti opozitare!