Besnik Tahiri nga AAK-ja ka komentuar vizitën e kryeministrit Kurti sot në veri të Kosovës, ku u takua me Policinë, raporton GazetaBlic.
Kurti publikoi një video ku shihej duke iu dhënë policëve bakllavë, ku sipas Tahirit nuk duhet të bëhet një gjest i tillë, por të dalin shtesat e rrezikshmërisë.
“Kryeminister, lëri more bakllavat e filmat por jepja shtesat e rrezikshmërisë e rritja koeficientin në pagë policëve! Bile ke pas mundësi me jau qit rrogat para Bajrami”, shkroi Tahiri.
Kurti iu çon bakllavë policëve të Kosovës në Mitrovicë të Veriut, shoqërohet nga Sveçla


