Lajme

Kurti për Bajram te tre policët e liruar: U mbajtën rob padrejtësisht për 13 ditë nga Serbia

06/28/2023 20:03
nga:Genita C

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkuar për vizitë tek tre policët e liruar nga Serbia, raporton GazetaBlic.

Kurti përmes një shkrimi në “F acebook” thotë se, falënderoi të tre policët tanë dhe familjet e tyre për qëndresën, besim e treguar dhe mbështetjen e dhënë ndaj institucioneve të Republikës.

Shkrimi i plotë:

Për Bajram te Beqir Sefa, Rifat Zeka e Shemë Mustafa, tre oficerët tanë të Policisë, që ishin rrëmbyer me 14 qershor nga forcat e armatosura serbe, e u mbajtën rob padrejtësisht për 13 ditë nga Serbia.

Mikpritje fort e ngrohtë, sepse festa ishte e dyfishtë në Peran, Letanc dhe Mitrovicë. I falënderova të tre policët tanë dhe familjet e tyre për qëndresën, besim e treguar dhe mbështetjen e dhënë ndaj institucioneve të Republikës.