Lajme

Policia: Është lëshuar për qarkullim rruga e Graçanicës

06/28/2023 14:25
nga:Y I

Rruga në Graçanicë është liruar, tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Rruga në Graçanicë është liruar”, tha ai për Express.

Tubimi ka filluar në mëngjes, ndërsa Policia e Kosovës prej dje kishte lajmëruar që rruga në Graçanicë do të ndërpritet për automjete.

Mirëpo, PK ka njoftuar që automjetet do të riorientohen në rrugë alternative derisa të përfundojë Vidovdani.