Lajme

Motrat binjake mes 10 të vrarëve nga sulmet ruse në Ukrainë

06/28/2023 14:15
nga:Y I

Ndërsa operacioni i shpëtimit në vendin e një sulmi raketor në Kramatorsk vazhdon, policia ukrainase thotë se numri i të vdekurve është rritur në 10 dhe 61 persona u plagosën.

Sipas shërbimeve të emergjencës, ka ende viktima nën rrënoja, shkruan BBC.

Prokurori i Përgjithshëm thotë se sulmet janë kryer me raketa balistike Iskander.

Këto raketa me rreze të shkurtër të prodhimit rus janë më të vështira për t’u kapur nga sistemet e mbrojtjes ajrore për shkak të shpejtësisë me të cilën ato godasin.

Mes të vdekurve ishte një vajzë 17-vjeçare dhe motrat binjake 14-vjeçare. E plagosur ka mbetur edhe një foshnjë tetë muajsh, ndonëse policia thotë se nuk ka rrezik për jetën e tij.

Shërbimi ukrainas i sigurisë pretendon se ka arrestuar një agjent rus.