Skuadra e Dritës ka arritur tashmë nënshkrimin e marrëveshjes me Albert Dabiqajn.
‘Intelektualët’ kanë nënshkruar kontratë me mesfushorin për 3 vite.
‘GazetaBlic Sport’ mëson se paga e tij do të jetë 6 mijë euro në muaj, atje ku do të bëhet edhe futbollisti më i paguar në klub.
Kujtojmë që Dabiqaj transferohet tek Drita nga skuadra e Gjilanit, dy skuadrat që tradicionalisht kanë rivalitet të madh mes tyre.
/GazetaBlic Sport/


