Lajme

Dy të vdekur dhe 22 të lënduar nga një sulm me raketa ruse në Dontesk

06/27/2023 21:05
nga:Y I

Dy raketa ruse e kanë goditur sot qendrën e qytetit Kramatorsk në rajonin lindor të Donetskut.

Aty u godit një qendër tregtare dhe një restorant, shkruan BBC.

Shërbimet e urgjencës janë në vendngjarje për të ndihmuar të plagosurit, tha kreu i rajonit për mediat ukrainase.

Nga sulmi në fjalë kanë vdekur dy persona dhe janë lënduar 22 të tjerë.