Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka kritikuar kreun e ekzekutivit kosovar duke e lënë përgjegjës për situatën e krijuar në vend.
Molliqaj ka deklaruar se Kryeministri Kurti është duke e dashur Kosovën në në mԹnhyrë të gabuar si rrjedhojë e së cilës, sipas tij, po shkaktohen efekte negative.
“Problemi politik i Albin Kurtit e provon dëmin më të madh sesa a e don apo jo Kosovën.Nuk është çështja gjithmojmë dëmtohet një proces, një shtet, një mardhënie vetëm nëse ti e don ose se don. Shumë shpesh mardhëniet janë dëmtuar pikërisht duke i dasht, por duke i dasht gabim. Albin Kurti e don Kosovën në mënyrë të gabuar sepse e ka lidhur krejtësisht me një shpejgim për vetën e tij, për aspktin historik ose detyrën historike që e ka marrë ai me shpëtu këtë vend dhe po është e vërtet, si gjithmonë, pas çdo veprimi në veri kemi marrë një pasojë”, ka deklaruar Molliqaj.
Ky i fundit ka theksuar se veprimet e Qeverisë së Kosovës në veriun e Kosovës janë përgjegjës të situatës aktuale duke i quajtur “tërheqjet” e Kurtit si një kurth të tijin.
“Ne besojmë fuqishëm që ka qenë të gjitha veprimet e Qeverisë së Kosovës në veriun e Kosovës, që kanë qenë të gabuara me efekte negative, me rezultat të dëmsh֝m për Kosovën. Besoj se ky i fundit ka qenë më i madhi prej tyre, prej të kaluarave por jo më i madhi prej asaj se çka mund të bëjnë në të ardhmen”, ka deklaruar ai gjersa ka theksuar se “Me të gjitha veprimet në veri, Kosova ka humbur. Në të gjitha prej tyre është tërhequr. Ne e kemi quajtur se ky është kurthi i Kurtit…”.
Molliqaj thotë se konstatimi i PSD-së mbetet se çështja e veriut të Kosovës mbetet një politike para se të jetë një ligjore./Dukagjini/


