Drejtoresha e arsimit në Komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati, ka njoftuar se Kuvendi Komunal i Prishtinës ka ndarë parcelat për ndërtimin e dy çerdheve në fshatërat Busi dhe Llukar.
Sipas Musmuratit, nderimi i këtyre çerdheve i ka dy aspekt pozitive numër një edukimin e fëmijëve dhe në dy uljen e papunësisë për gratë.
“Sot në Kuvend Komunal ndamë parcelat për ndërtimin e dy çerdheve në fshatërat Busi dhe Llukar. Përfshirja sa më e madhe e fëmijëve në edukim të hershëm do të ndikoj pozitivisht edhe në rritjen e numrit të grave në tregun e punës, përpos që ka benefite afatgjate për zhvillimin e shëndetshëm të fëmijëve”, ka shkruar ajo në Facebook.
“Të dy lokacionet do t’i dërgojmë në Ministrinë e Arsimit për financim të ndërtimit të këtyre çerdheve”, ka njoftuar Musmurati.
Ajo ka përfunduar duke i falënderuar të gjithë asamblistët që i votuan “propozimet tona dhe drejtorinë e Planifikimit Strategjik për bashkëpunimin e shkëlqyer”.


