Lajme

Rrahje mes vëllezërve në Kaçanik: Njëri përfundon në spital e tjetri në polici

06/27/2023 10:28
nga:N M

Nga raportimi ditor i policisë, mësohet se dje ka ndodhur një rast ku një person ka sulmuar fizikisht vëllain e tij.

Rezultati deri në këtë ngjarje ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje mes dy vëllezërve.

Më pas, vëllai i lënduar është dërguar në QKMF të Kaçanikut, ku i është ofruar ndihma mjekësore. Ndërsa vëllai i tij, pas intervistimit në statcionin policorë, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“LËNDIM TRUPOR – Kaçanik 26.06.2023 – 11:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se për shkak të një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht vëllain e tij, viktimën mashkull kosovar. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor në QKMF Kaçanik, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje, ka thënë policia.

Arrestohet inspektori i Ministrisë së Financave