Sporti

Bayern heq dorë nga Osimhen, “bavarezët” të fokusuar te Harry Kane

06/27/2023 07:59
nga:L J

Bavarezët” e Bayern Munich, duket të jetnë të vendosur për të transferuar “bomberin” anglez, Harry Kane në “Allianz Arena” këtë merkato vere, teksa e kanë kthyer 29-vjeçarin në objektivin kryesor të këtij fraksioni transferimesh.

Sipas raportimeve më të fundit nga gazetar i mirënjohur gjerman i futbollit, Florian Plettenberg, “bavarezët” kanë heq dorë totalisht nga “bomberi” i Napoli, Victor Osimhen dhe tashmë po mendojnë vetëm për transferimin e Kane.

Pas marrjes së këtij vendimi, mund të thuhet me plot gojë se Bayern do të merret vetëm me transferimin e Kane këtë merkato, teksa pritet që negociatat me klubin e Tottenham, të nisin javën e ardhshme. /abcnews.al