Lajme

Teksas: Një 14-vjeçar dhe njerku i vet vdiqën nga vapa ekstreme pasi dolën për shëtitje

06/27/2023 07:34
nga:G B

Një djalë 14-vjeçar dhe njerku i tij kanë vdekur në Teksas pasi dolwn për shëtitje në vapë ekstreme, ku temperaturat arritën në 48.3 celsius.

Adoleshenti i paidentifikuar humbi jetën pasi u sëmur dhe mbeti pa ndjenja në kushtet përvëluese, ndërsa 31-vjeçari humbi jetën në një aksident automobilistik teksa po përpiqej të kërkonte ndihmë.

Tragjedia ndodhi në shtegun Marufo Vega në Parkun Kombëtar Big Bend ku dyshja po shëtisnin së bashku me vëllanë 21-vjeçar të adoleshentit, shkruan Skynews.

Në përpjekje për të marrë ndihmë pasi 14-vjeçari u sëmurë, njerku u largua nga vendi i ngjarjes dhe u kthye në automjetin e tij, ndërsa vëllai i madh u përpoq të mbante në shpinë vëllanë atje ku fillonte shtegu.