Lajme

Çka pritet të ndodhë sot në vendin tonë

06/27/2023 07:22
nga:G B

Ngjarjet e datës 27 qershor 2023:

– Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton Raportin vjetor të Komisionit të Pavarur për Media, për vitin 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

– Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idirzi dhe Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, përurojnë në fshatin Sdaraqak sistemin e ujitjes. (Sdaraqak, Vushtrri, ora 11:00)

– Myftiu i Kosovës Naim Tërnava jep mesazhin me rastin e festës së Fitër Bajramit. (Selia e Kryesisë së BIK-ut, ora 11:00)

– OJQ-të Aktiv dhe KIPRED organizojnë panel diskutimi ku do të prezantohet hulumtimi “Forcimi i reagimit institucional ndaj incidenteve të sigurisë në komunitetet joshumicë (serbe)”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

– Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit i shqyrton Projektligjet për ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e Institucionit Korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:30)

– Beth Van Schaack, Ambasadore e Përgjithshme për Drejtësinë Penale Globale nga Zyra e Drejtësisë Globale Kriminale mban konferencë online për media lidhur me përpjekjet për ta mbajtur Rusinë përgjegjëse për krimet e saj në luftën e agresionit kundër Ukrainës. (https://www.eventbrite.com/e/june-27-online-press-briefing-with-ambassador-van-schaack-tickets-664258323527?, ora 14:00)

– Fakulteti i Edukimit Fizik dhe i Sportit mban takimin final në tryezën, me përfaqësuesit e Shoqatave të mësimdhënësve të Qendrave Komunale të Kosovës, me përfaqësusesit e MASHTI-t, me përfaqësuesit e MKRS-së, me përfaqësuesit e KOK-ut, më mësimdhënës të qendrave të ndryshme dhe me Bartësit e Projektit “Tejkalimi i hendekut ekzistues midis Akademisë dhe tregut të punës”. (Hotel Sirius, ora 14:00)

– Demokraci për Zhvillim mban Sallonin e së Martës me temën “Luftimi i gjuhës së urrejtjes ndaj komunitetit LGBTIQ+: Cilat janë mënyrat?” (Libraria “Dukagjini”, ora 17:00).