Sporti

Mancini: VAR-i “vrau” emocionet!

06/26/2023 23:29
nga:L J

Trajneri i Italisë, Roberto Mancini është rikthyer të flasë për triumfin e Italisë në Euro 2020. Në një prononcim për “Rai 1”, tekniku 58-vjeçar u shpreh se asgjë nuk ishte e rastësishme dhe puna trevjeçare e kombëtares u konkretizua me titullin e fittuar në Ëmbley përballë Anglisë. Ndër të tjera, Mancini foli edhe për teknologjinë dhe veçanërisht për sistemin VAR që sipas tij po “vret” emocionet e tifozëve.

“Triumfi në Europian është diçka e paharrueshme sepse nuk ishte aspak e lehtë dhe djemtë bënë diçka të jashtëzakonshme dhe kjo nuk ishte e rastësishme. Ndonjëherë në futboll ndodhin gjëra të çuditshme, por skuadra jonë pati shumë vazhdimësi dhe për tre vite apo tre vite e gjysmë luajti shumë mirë dhe duke fituar. Arritëm edhe rekordin e pathyeshmërisë derisa më pas gjithçka kulmoi në Europian.

Sistemi VAR? Tani arbitrat nuk kanë shumë përgjegjësi dhe presin për të marrë vendimin, por duhet përmirësuar ky aspekt. Tani kur shënohet një gol apo kur jepet një penallti, të krijohet një ndjesi e çuditshme. Duhet ndryshuar sepse kështu nuk ka më emocione. Kam folur me trajnerë dhe lojtarë, më thonë se VAR-i “vret” emocionet. Megjithatë, nga ana tjetër ka edhe raste kur VAR-i është thelbësor për të rregulluar ndonjë gabim të arbitrit”, u shpreh Mancini.

/ss