Lajme

“Nëse policët e liruar s’paraqiten në Gjykatë, mund të lëshohet flet-arrest ndaj tyre”

06/26/2023 21:30
nga:Genita C

Nëse tre policët e Kosovës që u liruan sot nga Gjykata e lartë e Kralevës, nuk paraqitën në gjykatë kur të filloj gjykimi ndaj tyre, sipas avokatit Taulant Hodaj mund të lëshohet edhe flet-arrest ndaj tyre.

Madje sipas tij, të njëjtit mund të kenë probleme në shtetin serb kurdo që ata lëvizin përmes kufijve të Serbisë.

“Policët që jan ë rrëmbyer janë gjykuar nga Gjykata e lartë e Kralevës, si gjykatë rajonale që merret me gjykimet e verpave të rënda. Në këtë drejtim ata e kanë caktuar masën e paraburgimit në fillim, por është interesat që një procedurë me shpejtësinë e dritës, janë zhvilluar të gjitha hetimet, është ngrit aktakuza është konfirmuar ajo dhe pas saj ata janë lënë të lirë. Sipas sitemit juridik të tyre këta janë fajtor. Janë të liruar por do të filloj gjykimi në Serbi. Policët do të ftohen në gjykatë në Serbi.”, tha Hodaj në Politiko.

Ai tha se politika serbe e bëri arrestimin e lirimin e tre policëve nga Kosova, kjo pasi sipas tij një procedurë e tillë për vepra penale zakonshëm merr vite për tu trajtuar, dhe se e njëjta përfundoi brenda dy javë ditëve.

“Kto procedura te ne marrin më shumë kohë. Një hetim penal që zakonishtë merr 1-2 vjet, e kanë kryer për 14 ditë. Nëse s’paraqiten mund të lëshohet flet-arrst ndaj tyre ose kamoflim juridik i këtij rasti. Pasi presioni politik i dha shpejtësi të madhe.”, u shpreh tutje avokati Hodaj.