Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, deklaroi se nuk e beson që ShBA-të e shpallin “non grata” kryeministrin Albin Kurti.
Sipas tij, nëse kjo veç ndodhë, amerikanët nuk e publikojnë vendimit derisa Kurti është në pushtet.
“Unë nuk e besoj, sepse ndoshta mund të ketë në shqyrtim dhe mund të ketë një vendim të shpalljes non-grata, por nuk e besoj që e shpallin edhe me qenë non-grata, para se ta përfundojë mandatin”, u shpreh ai në Tëvë1.
Por, ligjvënësi opozitar nuk e përjashtoi mundësinë që ShBA-të ta mbështesin opozitën për ta rrëzuar Kurtin nga qeveria.
Haliti nuk e përjashton mundësinë që ShBA-ja ta mbështetë opozitën që ta rrëzojnë Kurtin nga pushteti.
“Por ekzistojnë mundësitë tjera që ndoshta ta mbështesin opozitën dhe të tjerët për me e rrëzu Albinin prej pushtetit. Këto gjana kanë ndodh. Unë nuk besoj që e shpallin por sidoqoftë ata e dinë. Unë kam dëgjuar shumë gjëra për njerëz të caktuar. Dëgjon njeri sepse flasin edhe prej Amerike, edhe prej Evrope por deri tash nuk është shpall askush non-grata prej Qeverisë së Kosovës. Nëse shpallet unë mendoj që atyre nuk ju vjen keq as nuk e kanë atë problem me thanë që je non-grata dhe duhet të shkosh”.


