Skuadra e Sigal Prishtinës ka fituar garën për shërbimet e basketbollistit të njohur, Daniel Lekndrejaj.
Lekndrejaj është rikthyer tek Sigal Prishtinës, ashtu siç kishte raportuar edhe GazetaBlic Sport disa ditë më parë.
Para pak minutash, KB Prishtina ka njoftuar për zyrtarizimin e tij.
Ja njoftimi i klubit:
ZYRTARE: Daniel Lekndreaj rikthehet në Prishtinë
Shkodrani luftarak pas dy vitesh rikthehet në Kryeqytet me synime të mëdha. Ai njihet si lojtar eksploziv e depërtues, teksa sezonin e kaluar ka mbrojtur ngjyrat e KB Bashkimi si një ndër lojtarët më të dalluar.
MIRËSEVJEN DANIEL
/GazetaBlic Sport


