Skuadra e FC Suharekës ka filluar mobilizimin në këtë merkato, duke transferuar disa lojtarë nga skuadra të ndryshme.
Sulmuesi i njohur kosovar, Astrit Berisha i cili konfirmoi sot largimin nga Liria, ka filluar bisedimet me FC Suharekën.
Burime të ‘GazetaBlic Sport’ mësojnë se Berisha pritet të jetë transferimi i ri i FC Suharekës në pozitën e sulmuesit.
FC Suhareka poashtu ka arritur marrëveshje me lojtarë si Dardan Jashari, Burim Qorri, Durim Gashi dhe disa emra të tjerë.
/GazetaBlic Sport


