Sporti

Milan interesohet për Icardin

06/26/2023 14:29
nga:E K

Icardi rifilloi karrierën e tij me një sezon mbresëlënës në huazim te Galatasaray dhe Milani thuhet se ka kontaktuar Paris Saint-Germain për të eksploruar një lëvizje të mundshme.

30-vjeçari argjentinas shënoi 22 gola dhe dha shtatë asistime në 24 ndeshje të Super Ligës për ekipin nga Stambolli, duke i ndihmuar ata të fitojnë titullin e ligës për herë të parë në katër vjet, transmeton GazetaBlic Sport.

Icardi tani do kthehet në kryeqytetin francez, por mesa duket nuk ka të ardhme te PSG, të cilët tani janë duke kërkuar blerës për sulmuesin.

SportMediaset raporton se Milani ka kontaktuar PSG-në për të nisur një lëvizje për Icardin, i cili ka një çmim prej 15-20 milionë euro. Ndërsa kjo është e arritshme për kuqezinjtë, por paga e tij neto prej 7 milionë euro për sezon mund të jetë problematike.

Icardi e njeh mirë Serinë A, pasi ka shënuar 124 gola në 219 paraqitje në të gjitha garat për Interin.

/GazetaBlic Sport/