Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba i kërkoi Bashkimit Evropian të “përshpejtojë humbjen e Rusisë” duke rritur mbështetjen për Ukrainën.
“Dy ngjarje dëshmuan se Ukraina do të fitojë. Në Berdyansk, adoleshentët ukrainas Tigran dhe Mykyta sakrifikuan jetën e tyre për t’i rezistuar pushtimit. Në Rusi, tanket u rrotulluan në Moskë me pak rezistencë. Në Këshillin e Punëve të Jashtme, i kërkova BE-së të përshpejtojë humbjen e Rusisë duke rritur mbështetjen për Ukrainën”, ka shkruar në Twitter Kuleba.


