Lajme

Publikohet fotoja e parë pas lirimit të tre policëve kosovarë

06/26/2023 11:04
nga:G B

Fatmir Haxholli, sekretar i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Serbi, ka publikuar fotografinë e parë pas lirimit të tre zyrtarëve policorë të Kosovës.

Rifat Zeka, Beqir Sefi e Shemsi Mustafa, që ishin kidnapuar më 14 qershor nga policia serbe janë liruar me vendim të Gjykatës në Kralevë.