Lajme

Lirimi i policëve kosovarë nga Serbia, vjen reagimi i parë nga Qeveria

06/26/2023 10:56
nga:G B

Ministrja e drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ka quajtur lajm të mirë lirimin e tre policëve kosovarë nga Serbia, raporton Gazeta Blic.

Postimi i saj i plotë:

Lirimi nga paraburgimi në Serbi i tre policëve të Kosovës, është lajm i mirë që dëshmon edhe më tej vërtetësinë për skemat e krijuara nga Beogradi me qëllim destabilizimin në veri të vendit.

Kidnapimi i tre policëve nuk kishte të bënte me drejtësi por me agresionin e Serbisë në Kosovë.

Këtë fakt duhet ta njohin dhe pranojnë edhe miqtë tanë ndërkombëtarë të cilët duhet të kërkojnë përgjegjësi ndaj autoriteteve serbe për hyrjen e tyre të jashtëligjshme në Kosovë dhe rrëmbimin e tre policëve kufitarë.