Analisti politik, Gazmir Raci, ka thënë se pas vërshimeve në Skënderaj e tani në Pejë, Qeveria duhet urgjentisht ta reformojë komplet Agjencinë e Menaxhimit Emergjent, raporton Gazeta Blic.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kjo agjenci duhet të jetë në krye të detyrës, e jo të shërbejë si Call center.
Postimi i tij i plotë:
Pas vërshimeve në Skënderaj dhe tash në Pejë është urgjente që Qeveria e Kosovës me reformu komplet Agjencinë e Menaxhimit Emergjent! Kjo agjenci në kohë reale duhet me qenë në krye të detyres së bashku me Komunat e jo me sherby si Call center!


